Welcome
Login / Register

Music


  • NORA ISTREFI PA TË MBRENDSHME TE KËNGA MAGJIKE ''FOTO + VIDEO''

    Bukuroshja nga Prishtina u paraqit në natën e dytë gjysmëfinale të Kënga Magjike, ku performoi në skenën e madhe këngën “I Jemi Je”.

    Dhe, këngëtarja ka zgjedhur një fustan të bardhë me prerje të shumta, që në masë të madhe shfaqi edhe linjat e saj të përkryera trupore.

    Por, ajo që vihet në pikëpyetje është nëse Nora ka pasur të brendshme apo jo dhe se prerja ndoshta ka qenë e tepruar.

    Nora konsiderohet favorite për ta fituar festivalin këtë edicion, pasi paraqitet me një baladë shumë të bukur të punuar nga Armend Rexhepagaqi dhe Aida Baraku.

    Shiko Videon

    Më poshtë i shihni fotografitë dhe gjykoni vet /gazetaora/

    Read more »
  • Sot Publikohet Video Klipi I Ri Nga Niti - Bronx

     

    Do të publikohet sonte në mbremje videoklipi i ri i reperit nga Mitrovica, Niti-Bronx. Kënga “1 milion Probleme” ka tekst të fuqishëm dhe flet për problemet e të rinjve, ashtu sikurse edhe vështirësitë e tjera në sferën sociale në Kosovë. Për këtë arsye është menduar që shumica e xhirimeve të videoklipit të bëhen në formatin bardhë e zi. 

    Tekstin e ka shkruar vetë Nitti-Bronx, ndërsa muzikën e ka bërë ”Special B” në studion TB Records në Pejë, ndërsa videoklipi është punuar nga produksioni Excellent Entertaiment dhe Elvir Behrami.

     

    Read more »
  • Rrebel A.k.A UnikKatil

     

     

    Reperi legjendar shqiptar, Unikkatili, ka publikuar këngën e tij te re, te titulluar “U çova prej vorri”. 
    Kënga e shumëpritur nga fansat shqiptarë të reperit është lansuar saktësisht në mesnatën e 15 qershorit, ashtu si ishte paralajmëruar dhe për shumë mund t’ia ketë vlejtur pritja. 

    Viktori edhe një herë u shfaq në një nivel jashtëzakonisht të lartë, duke mbajtur stilin e tij ikonik të lyricizmit, për të cilin edhe njihet ndryshe nga shumë si një prej ‘poetëve’ më të mirë shqiptar. 

    Në këtë këngë, që është lansuar në audio version (pasi Unikkatili kurrë nuk ka lansuar videoklip) Unikkatili interpreton fuqishëm, me tekst që flet kryesisht për vizitën që ai ka bërë vitin e kaluar në vendlindje dhe se si kjo e ka motivuar atë që të rikthehet më fuqishëm. 

    Ai po ashtu edhe elaboron mbi realitetin politik të Kosovës, duke goditur edhe një herë në shenjë burrështetasit, ashtu si ka bërë edhe në projektet e kaluara. 

    Është kjo kënga e parë e Unikkatilit pas koncertit të tij madhështor të mbajtur në Prishtinë para 25 mijë fansave. Ai qëndroi për rreth dy muaj në vendlindje ndërsa tani vazhdon të jetojë dhe veprojë në Amerikë.  (Telegrafi)

    Read more »
RSS